14.2 C
New York
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

Statovci për dinarin: Serbia tenton të shantazhoj

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës, Jeta Statovci, tha se çështja e valutës së dinarit serb në Kosovë më shumë është diskutim politik i Serbisë se sa i vet qytetarëve serb që jetojnë në veri.

Statovci këto komente i bëri në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, ku tha se edhe reagimi ndërkombëtar ka ardh në këtë kontekst.

“Serbia do të tentoj të shantazhoj, nuk është i njëjti disponim nga qytetarët, ky reagim është më shumë nga vet Serbia se sa nga vet qytetarët dhe janë të gatshëm nga ato llogari që i pranojnë mjetet nga Kosova, aty të bëhet edhe distribuimi i mjeteve nga ana e Serbisë. Andaj këtë e shoh që më shumë është bërë çështje në kuadër të politikës serbe dhe pretendimet pse kjo e nxit, mirëpo jemi në një situatë ku edhe siguria është fragjile dhe Serbia tenton të shantazhoj edhe BE-në edhe SHBA-në me masën e sigurisë dhe partnerët tentojnë të mbajnë një situatë sa më të qetë por hapat e Kosovës nuk janë asgjë përveç hapa të shtrirjes së sovranitetit në atë pjesë”, tha Statovci.

Ajo shtoi se Banka Qendrore e Kosovës i ka përgjegjësitë e veta dhe nuk mund t’i nënshtrohet presionit të dialogut.

“BQK i ka përgjegjësitë e veta, nuk mundet t’i nënshtrohet trysnisë dhe dialogut politik për arsye se edhe kompetencat e Qeverisë, Parlamentit apo diplomatike janë të limituara karshi BQK-së. Kjo jo vetëm si vendim nga BQK por edhe ka një bazë kushtetuese e edhe Kushtetuta jonë është produkt i dakordancës së brendshme por edhe ndërkombëtare, andaj kemi përgjegjësi që atë për të cilën jemi dekoruar ta zbatojmë”, u shpreh Statovci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit