Jeta Statovci nga Partia Guxo thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia do të hapë rrugë për njohje të reja nga shtetet afrikane.
Statovci thotë se njohja e re është rezultat i përpjekjeve që ka bërë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“I gëzohemi kësaj njohje të re. Kenia është një prej shteteve të mëdha në Afrikë, që besoj që do të hapë rrugë për njohjen e shteteve tjera afrikane, të cilat mund të vijnë si proces e sidomos pas një periudhe që është element i kujtimit të përpjekjeve tona dhe rrugës që duhet vazhduar përpara karshi përpjekjeve që në këtë rast ka bërë edhe ministrja Gërvalla në shumë rrafshe e një fokus më të madh në organizata ndërkombëtare”, tha ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ndërkohë, thotë se njohja nga Kenia flet për një koordinim brenda institucioneve duke filluar nga Presidenca, Zyra e Kryeministrit, MPJ-ja, gjithashtu përmend edhe ish-presidentin Begjet Pacolli.
“Për këtë njohje nuk e mohoj meritën e secilit akterë nga institucionet tona, të cilët besoj që janë përfshirë duke mos qenë pra ose duke qenë në pozicionin më shumë observues sesa vetë e përshirë qoftë në MPJ apo në Komisionin për PJ, ku nuk jam anëtare aty. Duke parë edhe statuset e akterëve të tjerë si nga kryeministri e nga presidentja besoj që kjo flet për një koordinim brenda institucioneve tona që filluan nga Presidenca, Zyra e Kryeministrisë, MPJ, gjithashtu edhe ish-presidentit Pacolli.
Më 26 mars 2025, Republika e Kenias e njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i parë që e bën këtë pas gati pesë vjetësh përpjekjesh.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e quajti këtë njohje një “hap të madh diplomatik”, duke shprehur mirënjohje për mbështetje të vazhdueshme të popullit kenian ndaj Kosovës.