Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla është ndalur para mediave pas dështimit të 10-të të seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku shprehu habin e saj pse një gjë e tillë po ndodh, raporton GazetaDemos.
E njëjta, po ashtu deklaroi se nuk beson që partitë opozitare janë të sigurta që propozimi për votim të fshehtë pas mbajtjes së disa seancave në përpjekje të konstituimit, është shkelje e Kushtetutës.
Ky mosbesim i saj, tha se vjen pasi është e bindur që nëse vërtetë do ishte shkelje, opozita do ta lejonte Lëvizjen Vetëvendosje ta bënte këtë gabim, që pas zgjedhjes së kryetarit/es së Kuvendit, ta rrëzonin me vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Ndër të tjera, e pyetur nga gazetarët se nga kush po kërkon votë, nga ata që i quajtën ‘hajvanë’ e “gjeneralë të vetëshpallur”, ajo shokoi me mohimin e deklaratës më të famshme të kryetarit të saj, Albin Kurti pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Votë kemi kërkuar nga qytetari i Republikës së Kosovës, edhe askush si ka quajtur deputetët “hajvanë”. Edhe kjo lloj gjuhe që përdoret për të përgjithësuar dhe për të mos i kushtuar rëndësi detajeve krijon në publik një qasje refuzuese ndaj mediave tona. Prandaj, askush nuk i ka quajtur deputetët “hajvanë”. Ju e dini fort mirë që është quajtur një person, i cili ka bërë premtime të cilat e tejkalonin shumën jo vetëm të buxhetit të shtetit, por e tejkalonin edhe shumën e të gjithë GDP-së së Republikës së Kosovës”, tha ajo.
“Në atë kontekst është thënë ajofjalë, mirëpo e paverëteta sado herë që të përsëritet nuk mund të kthehet të bëhet e vërtetë”, shtoi ndër tjera ajo para mediave.