Kosovari Fadil Pushkolli ka njoftuar se është arrestuar në pikën kufitare Bllacë -Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Përmes një shkrimi në Facebook, Pushkolli tha se ky arrestim është bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe.
Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin që ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia”, deklaroi ai.






