Në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, është marrë vendim që të refuzohet dëshmia e dëshmitarit Koen Herlaar në cilësinë e ekspertit.
Ky dëshmitar ishte dëshmitari i dytë i prokurorisë dhe sipas asaj që ishte thënë në sallën e gjyqit më 3 mars 2026, ai punon për Institutin e Kriminalistikës së Holandës.
Sipas vendimit të marrë më 27 mars 2026 i cili u bë publik më 1 maj 2026, gjyqtari i vetëm, Christopher Gosnell ka konstatuar se raporti, materialet shoqëruese dhe dëshmia e këtij dëshmitari, janë të papranueshme, me arsyetimin se metodat e zbatuara në raportin e tij nuk janë mjaftueshme transparente, raporton Betimi për Drejtësi.






