Prokuroria Themelore në Prishtinë ka sekuestruar rreth 100 mijë euro, të dyshuara nga krime kibernetike.
“Është mundësuar identifikimi dhe sekuestrimi i pasurisë që dyshohet se është përfituar përmes veprimtarive kriminale”, thuhet në njoftim.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet gjermane.
“Pasuria… dyshohet se buron nga veprimtaria e kundërligjshme e të dyshuarve”.
Prokuroria ka lëshuar edhe urdhër ndalues për këtë pasuri dhe ka njoftuar bankat.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.






