6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Specialja flet për raportimet se gjyqtarit të saj iu vodh laptopi me të dhëna konfidenciale

- Advertisement -

Një gazetë franceze raportoi dje se një gjyqtari të Gjykatës Speciale të Hagës, i është vjedhur një laptop në të cilin kishte të dhënë konfidenciale dhe sensitive.

Sipas raportimit të gazetës,  Le Journal du Dimanche, vjedhja kishte ndodhur në banesën e këtij gjyqtari në Paris të Francës, shkruan lajmi.net.

“Banorët e një ndërtese e thirrën Policinë pasi vërejtën që dera e fqinjit të tyre ishte hapur me forcë.” – shkruan gazeta.

Ndonëse gazeta raportoi se për këtë rast ka nisur një hetim, nga Gjykata Speciale po refuzojnë ta komentojnë të njëjtin.

Lajmi.net ka kërkuar informacione dhe komente shtesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë, mirëpo ky institucion është “mbyllur hermetikisht” ndaj këtij rasti.

“Të nderuar Lajmi.net. Dhomat e Specializuara të GJykatës nuk komentojnë raportimet e mediave franceze të cilave ju po i referoheni”, thuhet shkurt në përgjigjen e Speciales për lajmi.net.

Media franceze, duke mos përmendur emrin e gjyqtarit, raportoi se rasti në fjalë ka shkaktuar shqetësime dhe brenga tek autoritetet gjyqësore dhe policore në Francë.

Ky rast ka zgjuar interesim të madh edhe në Kosovë, marrë për bazë faktin se në muajin mars pritet të nis gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, e Jakup Krasniqit.

Të njëjtit janë në paraburgim që më shumë se dy vite, dhe u është refuzuar secila kërkesë për mbrojtje në liri.

Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza. /

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit