Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

- Advertisement -

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet në dyshim, të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Kjo për faktin se drejtuesit e klubit italian janë në pritje të trajnerit Luciano Spalletti, i cili ende nuk ka marrë një vendim për fatin e Zhegrovës.

Në fakt, mësohet se Zhegrova po i pëlqen Spallettit por thjeshtë sulmuesi i krahut deri më tani nuk ka pasur ndikim në lojën e ekipit.

Kështu që, Spalletti në xhirot e fundit pritet ta inkuadrojë Zhegrovën, në mënyrë që në verë të vendos përtë ardhmen e tij.

27-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Juventusit nga Lille për 20 milionë euro dhe deri më tani e ka vetëm një paraqitje si startues.

Ai ka kontratë deri në vitin 2030 me Juventusin, ekip për të cilin deri më tani ka regjistruar 23 ndeshje në të gjitha garat.

Të ngjashme

Të fundit