Spahiu: Vetëvendosje po i vë sopatën vetes në këmbët e saj, Kurti po e sfidon Kushtetutën e Kosovës

- Advertisement -

Profesori Universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e sfidon Kushtetutën e Kosovës pasi që nuk e ka konstituuar me kohë Kuvendin e Kosovës.

“Vetëvendosje po i vë sopatën vetes në këmbën e saj. Albin Kurti po e sfidon Kushtetutën e Kosovës. Në këtë mënyrë po i irriton edhe votuesit e saj. Kuvendi dhe Qeveria nuk kanë arsye që mos të formohen, është tjetër gjë çështja e presidentit”, ka thënë Nexhedin Spahiu në “Infonata” në Tëvë1.

Ai e komentoi edhe kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidentin e Kosovës.

“Kërkesa e LDK-së për presidentin është normale. Të gjitha institucionet janë ndërtuar që të ketë balancë në mes pushteteve”, theksoi Nexhmedin Spahiu.

Ky i fundit mbetet me shpresë se situata do të ndryshojë.

“Albin Kurti mund të lëshojë “pe” pas një kohe. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. E mira e së mirës është që LDK t’i propozonte dy emra për presidentë dhe të ecim tutje”, vlerësoi ndër të tjera Nexhmedin Spahiu.

Të ngjashme

Të fundit