Sot mund të vendoset kampioni i Kosovës, zhvillohen dy ndeshje interesante

- Advertisement -

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante të javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku mund të vuloset edhe kampioni i këtij sezoni.

Vëmendja padyshim do të jetë në qytetin e Gjilanit, ku dy skuadrat pretendete për titull, Drita dhe Ballkani përballen me njëra-tjetrën.

Intelektualët kryesojnë tabelën me 63 pikë, tetë më shumë se skuadra suharekase, ku me një fitore edhe matematikisht do të siguronin titullin e kampionit.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes Drenicës dhe Gjilanit.

Skuadra nga Skenderaj renditet në vendin e shtatë më 41 pikë, derisa Gjilani e pesta me 45 pikë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 16:00.

 

Të ngjashme

Të fundit