10.2 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Sot mbahet seanca fillestare për sulmin në Banjskë

- Advertisement -

Seanca e nesërme vjen dy javë pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 45 personave, të dyshuar si pjesëtarë të grupit paramilitar serb që, në orët e hershme të 24 shtatorit marshoi drejt manastirit të Banjskës, ku edhe ndodhi shkëmbimi i madh i zjarrit mes grupit terrorist, në krye me Milan Radoiçiqin, dhe Policinë e Kosovës.

Seanca e sotme do të fillojë në ora 09:30, ndërkaq si të pandehur pritet të jenë vetëm tre nga 45 të dyshuarit.

Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë tre të dyshuarit që nga 24, respektivisht 25 shtatori gjenden në masë të paraburgimit.

Të dyshuarit ishin kapur në vendin e ngjarjes, pasi me sukses u neutralizuan nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Për 42 të pandehurit e tjerë të rastit “Banjska” është propozuat që gjykimi të mbahet në mungesë të tyre.

Më 11 shtator të këtij viti, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, në një konferencë për media konfirmoi aktakuzën e ngritur për rastin “Banjska”, duke deklaruar se Prokuroria ka kryer punë intensive, disamujore.

Prokuroria Speciale ka kryer punë intensive disamujore në këtë rast të madh dhe kompleks. Pas përfundimit të hetimeve, pas grumbullimit të provave dhe duke u mbështetur në to ka ngritur aktakuzë kundër 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast”, kishte deklaruar Isufaj.

Isufaj përmendi se vonesë në ngritjen e aktakuzës, në mes të tjerash, kishte shkaktuar edhe vonimi i rezultateve të ekzaminimeve që u dërguan për testim jashtë vendit, duke rikujtuar se nga ky aksion kishin mbetur të vrarë tre pjesëtarë të grupit famëkeq..

Në anën tjetër, prokurori i rastit, Naim Abazi, kishte pohuar se për rastin janë realizuar 66 intervista me dëshmitarë dhe të pandehur, janë marrë 120 pajisje elektrike si dëshmi dhe janë sekuestruar 1266 armë dhe pajisje të tjera, transmeton indeksonline.

Megjithatë, përkushtimi ynë për ta ndriçuar këtë rast na ka shtyrë t’i kalojmë këto sfida. Aktakuza përfshin 45 persona që kanë pasur role të ndryshme, duke filluar nga organizimi, drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi e shpëlarja e parave. Ndër ta akuzuarit me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit është Milan Radoiçiq, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”, ka deklaruar Abazi.

IndeksOnline më herët gjatë ditës raportoi se familja e heroit më të ri të Kosovës, Afrim Bunjakut, do të përfaqësohet ligjërisht nga avokati i njohur, Arianit Koci, i cili po ashtu do të jetë pjesë e seancave gjyqësore që për këtë rast, pritet të jenë maratonike.

Përveç të dyshuarve të lartpërmendur, aktakuzë është ngritur edhe ndaj personave si në vijim, që vazhdojnë të jenë jashtë territorit të Republikës së Kosovës:

Milan Radoiqiq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesha Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Gjordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Urosh Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukashin Jarediq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuckoviç, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviç, Marko Arsiç, Zharko Cvetkoviç, Krsto Damjanoviç, Stefan Milosavljeviç, Marko Saviç, Aleksandar Jevremoviç, Radosh Gvozdiç, Ivan Miliç, Gojko Zubaç, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Milosh Milenkoviq, Gjorgje Baloviq, Danijel Gjukiç, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Milosh Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq, Vladan Iliq, Radule steviq dhe personi juridik, “Rad D.O.O.”.

Për kapjen dhe prurjen e tyre përpara instancave të drejtësisë, shteti i Kosovës i ka bërë thirrje tash e disa herë Serbisë, njëjtë sikurse edhe shteteve perëndimore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit