Sot mbahet protestë në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut

- Advertisement -

Në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot do të zhvillohet një protestë në Tiranë.

Organizatorët Kol Marku dhe Kristian Nela kanë njoftuar se protesta do të nisë në orën 17:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të vijojë me marshim drejt ambasadës maqedonase.

Sipas Kol Markut, protesta është totalisht apartiake dhe synon të përcjellë një mesazh solidariteti për të drejtat e shqiptarëve dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, sipas Kristian Nelës, protesta mundësohet nga vetë organizatorët për të hedhur poshtë skepticizmin dhe për të dhënë mesazhin se kombi është mbi gjithçka.

Organizatorët kanë thënë se pritet pjesëmarrje e studentëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Të ngjashme

Të fundit