Intervistohet një i dyshuar për shkarkim të dhënave kompjuterike pa autorizim

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka intervistuar një person të dyshuar  në Prishtinë për hyrje të paautorizuar kompjuterike.

Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari pa autorizim ka hyrë dhe shkarkuar të dhëna kompjuterike

“Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pa autorizim ka hyrë dhe ka shkarkuar të dhëna nga një sistem kompjuterik duke penguar funksionin e rregullt të sistemit. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një  llaptop, një telefon celular si mjete të përdorura për kryerjen e veprave penale”, ka njoftuar Policia.

Me  vendim të prokurorit  i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme

Të fundit