10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

S’ndalet Beogradi, provojnë të bindin delegacionin francez të mos votojnë raportin për Kosovën në KiE

- Advertisement -

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka takuar kryetarin e delegacionit të Francës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bertrand Buix, te i cili ka vazhduar përpjekjet për kundërshtimin e votimit “pro” Kosovës në seancën e 16 prillit ku do të shqyrtohet raporti i Dora Bakoyanis që rekomandon anëtarësimin e Kosovës.

Petkoviq është thirrur në mosthemelimin e Asociacinit të Komunave të banuara me shumicë serbe për të, siç mendon ai, argumentuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Mungesa e qëllimeve dhe vullnetit të mirë të Prishtinës tregohet edhe nga vendimi i paarsyeshëm, i njëanshëm i Albin Kurtit për shfuqizimin e monedhës serbe dhe dinarit si mjet pagese, i cili synon ta bëjë jetën e serbëve në provincë të padurueshme dhe në instanca e fundit, dëbimi i popullit serb nga Kosova. Me këtë vendim, 100.000 serbë, të cilët mbetën pa të ardhurat e tyre – paga, pensione dhe asistenca sociale, u sollën në prag të një fatkeqësie humanitare”, ka thënë Petkoviq, duke pyetur deputetin francez “nëse këto ishin vlerat që rekomanduan Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit