8.1 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

S’miratohet Projektligji për fertilizimin e asistuar mjekësor, s’votojnë deputetë të LVV-së

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës s’ka pasur kuorum për të miratuar Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Për të njëjtin nuk morën pjesë në votim disa deputetë të mazhorancës, kurse abstenuan dhjetë nga ta.

Në anën tjetër u ngritën dyshime nga deputetët opozitarë edhe për çështjen e përcaktimit të gjinisë së fëmijëve me fertilizim të asistuar mjekësor, por ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i mohoi të njëjtat duke thënë se me këtë projektligj ndalohet përcaktimi i gjinisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo nismë ligjore është e rëndësishme dhe e thyen status quo-në në Kosovë për fertilizimin e asistuar mjekësor.

“Siç dihet shumë shpesh, nismat e reja që prishin në një mënyrë status-qou dhe veçanërisht ato të cilat vendosin ose synojnë të vendosin rregull dhe të hapin atë fushë për më shumë përfitues pasohen shpesh edhe nga kritika dhe sulme të pabaza. Nuk është se nuk presim të tilla në vendin tonë dhe veçanërisht në një fushë specifike… Dua të theksoj se paralel me këtë nismë ligjore ne kemi bërë gati edhe fillimin e IVF në SSHKUK, përveç shpenzimeve të këtij lloji nuk janë të pakta rastet kur qytetarët janë përballur edhe me situata shumë komplekse si në rastin e embrioneve kur organet e rendit kishin kryer procedurat jashtë standardit”, tha ai.

Por, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se nuk duhet të ketë ndërhyrje te përcaktimi i gjinisë me këtë ligj. Këtë, ai tha se, e përcakton vetëm Zoti dhe askush tjetër

“Ne në Komision kemi abstenuar te neni 31, çështja për përcaktimin e gjinisë. Aktualisht me këtë projektligj, kjo çështje lë mundësinë që te përcaktimi i gjinisë të vendosë një komision që themelohet nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo çështje me ligj duhet të ndalohet rreptësishtë dhe nuk duhet lënë mundësinë e interpretimeve të ndryshme që mund të shfrytëzohen tek të tjerët… Jam i bindur dhe duhet të jetë kështu se përcaktimi i gjinisë nuk duhet me vendosë tek një komision, përcaktimin e gjinisë e ka vetëm Zoti dhe askush tjetër”, theksoi Haxhiu.

Por ministri Vitia tha se në disa raste janë disa sëmundje të trashëgueshme që bartën vetëm tek njëra gjini.“Ndalohet përcaktimi i gjinisë. Ndalohet, por janë disa sëmundje të trashëgueshme qe barten vetëm tek njëra gjini, prandaj në raste të tilla fëmija rrezikon të lindë me sëmundje që janë vdekjeprurëse”, nënvizoi ai.

Në debat u përfshi edhe deputeti i LVV-së, Eman Rrahamni, i cili e kundërshtoi këtë Projektligj pasi tha se cenon vlerën e familjes.

“Parimisht duhet të rishikohet ky projektligj i propozuar nga ministri, pasi cenon familjen. Familjen të cilën neve ose të paktën unë besoj dhe angazhohem për mbrojtjen e vlerave të saj. Njërën prej neneve e drejtave të fertilizimit iu jepet edhe vajzave të pamartuara, por edhe çështje të tjera që u folën nga deputetët parafolës”, tha ai.

Përveç Rrahmanit, përmes mospjesëmarrjes në votim këtë projektligj e kundërshtoi edhe deputeti tjetër i LVV-së, Gramos Agusholli

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit