11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Smakiqi: Ministrja Haxhiu ngriti konspiracione për rastin e Faton Hajrizit

- Advertisement -

“Në rastin e fundit, ende ka diskutime nëse është vrarë ose jo. Rasti ka ndodhur në prag të nënshkrimit të kontratave të litiumit në Serbi, e vendi i vrasjes së policit ku ka ndodhur është 9 kilometra nga vendi ku planifikohet të ndërtohen minierat. Ka pasur paralajmërime për protesta, e kur ka ndodhur ky rast, është izoluar lokacioni dhe s’ka pasur mundësi të ketë reagime”.

Kështu ka deklaruar mbrëmë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me rastin e Faton Hajrizit deklaratë për të cilën, avokati, Xhevdet Smakiqi tha se u ngritën konspiracione nga ana e ministres.

Në emisionin “FIVE”, avokati Smakiqi ka adresuar kritika në drejtim të shtetit e institucioneve duke thënë se kanë bërë mjegull më shumë në lidhje me këtë rast.

“Ne duhet të vijmë me një konkluzion a është ky trupi pastaj të diskutojmë a do kthehet a nuk do kthehet kufoma. Shteti vendosi mjegull këtu, MPJD ka thanë nuk jemi të sigurt a është Faton Hajrizi, ndërsa ministrja Haxhiu ka thënë pse ka shkuar atje kur është bërë marrëveshja për litium. Qeveria duhet të kërkojë nga EULEX-i e nga UNMIKU që shtetasi nëse është ai ta kërkojë kthimin e tij, e nëse nuk është ai të bëhet kërkesa për riidentifikim. Haxhiu ka vendosë mjegull më shumë, nuk mund një ministre e tillë të bëjë konspiracione, janë qesharakë përvecse joprofesionalë. Janë skandalozë duke përdorur pretendimet për vrasje sepse për mua ende nuk ka dokument zyrtar që shtetasi i vdekur është Faton Hajrizi”, ka deklaruar Smakiqi.

Ai ka kritikuar edhe avokatin, Arianit Koci duke thënë se nuk ka dhënë informacione të plota në lidhje me rastin pasi siç thotë ai ende nuk dihet se kush i ka kërkuar strishot e nënës së Faton Hajrizit dhe kush i ka marrë.

“Ne ende nuk e dimë a janë kërkuar ato strisho nga hetuesit apo kush. Identifikimi i viktimave bëhet nga mjekësia ligjore, jemi në mjegull për këtë rast. Nuk e dimë kush ia kërkoi strishon avokatit Arianit Koci dhe kujt ia dha. Ende nuk e dimë kujt janë ato shenja të gishtërinjve a janë në automjet, a janë sa ka qenë gjallë, a po të kufomës. Ne duhet të sigurohemi a kanë qenë shenjat e gishtërinjve sa ka qenë gjallë apo të kufomës, nuk e dimë kush ia kërkoi apo kujt ia dha”, ka thënë Smakiqi.

Faton Hajrizi, shtetas kosovar, ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Në orët e para të 18 korrikut, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Një ditë më vonë, autoritetet serbe raportuan për vrasjen e tij.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 22 korrik bëri të ditur se kanë konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.

Sot, Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se kërkesa e autoriteteve serbe që të merret strishoja e gojës së nënës së Faton Hajrizit tashmë është plotësuar.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka njoftuar se nëna e Hajrizit tashmë është me të rrugës për Skënderaj.

“Koci ka theksuar se nuk ka më arsye që të mos lirohet trupi i tij posa të kryhet analiza e nevojshme. Strishoja e gojës e nanës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj. Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos!”, tha ai.

Autoritetet serbe ditë më parë kishin kërkuar pështymën e nënës së Faton Hajrizit, për shkak se sipas tyre shenjat e gishtave nuk përputheshin plotësisht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit