Stërnipi i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka pritur atë i veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ani pse nga afër e kishte të pamundur ta takonte.
Jakup Krasniqi ka mbërritur në mëngjes në shtëpinë e tij në Velani të Prishtinës dhe ka takuar vetëm familjarët e ngushtë. Në pamundësi për t’i takuar nga afër, Krasniqi i ka përshëndetur me dorë nga oborri i shtëpisë së tij, familjarët e tjerë që po e përcillnin atë nga ballkoni i shtëpisë së tyre aty afër, raporton Klankosova.tv.
Vizita e Krasniqit në Kosovë zgjati katër ditë dhe iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye humanitare.






