28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Slavia Praga interesohet për tre lojtarë të Llapit

- Advertisement -

Klubi çek Slavia Praga ka shprehur interesim për tre lojtarë të Llapit.

Kështu ka njoftuar klubi nga Podujeva, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Aty është dhënë detaje për takimin që trajneri Tahir Batatina ka zhvilluar me drejtorin sportiv të klubit çek, Milan Martinoviq.

“Kryetrajneri i ekipit tonë, Tahir Batatina gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Jiri Bilek, Drejtor Sportiv i Slavia Pragë, Milan Martinovič, menaxher ndërkombëtar kroat si dhe Agim Saraçi, menaxher shqiptar në Çeki ku ka diskutuar detaje rreth bashkëpunimit mes Slavia Pragë dhe KF Llapi”, thuhet në njoftim.

“Ndër të tjerash, sipas Batatinës në këtë takim u konfirmua se klubi Slavia Praga është e interesuar për tre futbollistë të klubit tonë dhe do vijoj interesimin edhe për futbollistë tjerë gjatë muajve në vijim që më pas të arrihet edhe ndonjë marrëveshje finale”.

“Në fund palët u dakorduan që kryetrajneri Batatina të udhëtoj pas përfundimit të kampionatit për vizitë tek Slavia Pragë që të diskutohen detaje edhe më të rëndësishme të bashkëpunimit”.

Ndërkohë, Llapi të dielën do të përballet me Dritën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit