27.3 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Skandaloze: Ministrja Gërvalla stopon emërimin e atasheve të Mbrojtjes në ShBA, Turqi e Gjermani

- Advertisement -

Në Prill të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes kishte hapur konkursin për pozitat vakante “Atashe i Mbrojtjes“ në SHBA, Turqi dhe Gjermani. Pas përfundimittë procesit të aplikimit dhe testimit, ministri i Mbrojtjes, në bazë të rezultateve testuese, kishte emeruar kandidatët. Mirëpo, kandidati i zgjedhur për në SHBA , kolonel Sylejman Cakaj, nuk ishte i pëlqyeri i Donika Gërvalla-Schwarz, mëson Scanner.

E krejt kjo, ndërlidhej me urrejtjen që kishte Gërvalla-Schwarz kundrejt ish-ushtarëve të UÇK. Më konkretisht, kjo urrejtje direkte kundër këtij kandidati kishte filluar kur në vitin 2022, derisa Gërvalla-Schwarz, siç mëson Scanner, gjatë bisedës, krerët e UÇK i kishte cilësuar si ”kriminel e UÇK-në si organizatë kriminale”.

Natyrisht që atasheu i emëruar tani, një ish-ushtar i i UÇK e tani veteran i luftës, sipas burimeve të Scanner, duke qenë prezent i kishte reaguar ministers, duke mos e pranuar një gjuhë të tillë lincuese, poshtëruese e denigruese të cilën e përdorin vetëm eksponentët serbë e rusë për ushtarët e UÇK-së dhe UÇK.

E pas propozimit të kandidatëve nga Ministria e Mbrojtjes dhe ministri Maqedonci, Gërvalla-Schwarz, e cila si ministre e Jashtme në kushte normale kryen vetëm punën e dërgimit të emrave në vendet pritëse, i kishte kërkuar ministrit Maqedonci që ta ndërroëe atasheun e emëruar, i cili i kishte reaguar zonjës Gërvalla-Schwarz për gjuhën e përdorur.

Pas proceseve të përfunduara, kishte ikur edhe mundësia e një propozimi të një emri tjetër dhe natyrisht kishte pasuar refuzimi i kërkesës së ministres Gërvalla-Schëarz. E si pasojë e refuzimit që të ndërrohet kandidati, Gërvalla-Schwarz, si zakonisht e vendos veten mbi ligjin, duke bllokuar tërë procesin dhe në konflikt të kompetencave lë pa atashe të mbrojtjes tri vendet kryesore me të cilat Kosova ka bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarak: SHBA, Gjermaninë dhe Turqinë.

Paradoksi është që që nga fillimi i emrimit të atasheve të mbrojtjes, Serbia vazhdimisht kishte reaguar me nota proteste tek shtetet pritëse për mospranimin e atasheve të mbrojtjes nga Republika e Kosovës!/Scanner/

Dokumentet, që dëshmojnë për refuzimin e Ministres Gervalla!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit