14.2 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Skadon “afati” për Bashën, grupi i Berishës shkon në selinë e PD, dyert të “kyçura

- Advertisement -

Grupi mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha ka shkuar në selinë e PD pasi sot është afati i fundit që i kanë lanë kryedemokratit Lulzim Basha të lirojë zyrën.

Duke qenë se në katin e parë të selisë së PD-së, thuhet se po kryhen punime, të gjitha dyert janë të mbyllura dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit e kanë pasur të pamundur që të futen në ambientet e brendshme të partisë. Para PD ishin Flamur Noka, Edmond Spaho, Luan Baci, Tritan Shehu, të cilët pasi nuk mund të hynin në seli, hodhën akuza kundër kreut të PD, për të cilin tha se e ka kthyer selinë në një burg të sigurisë së lartë.

Sot ka qenë afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit i dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i Berishës, i ka lënë kryedemokratit Basha që të dalë nga zyra, sipas tyre me qëllim që të respektojë vullnetin e anëtarësisë së demokratëve që votuan në referendumin e 18 Dhjetorit. Basha e ka injoruar këtë ultimatum, pasi sot që prej mëngjesit ndodhej në zyrën e tij dhe nuk ka bërë asnjë reagim.

Hapi i radhës i Berishës është protesta kombëtare e thirrur më 8 janar e cila do të mbahet në oborrin e selisë së PD-së. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë më tej./abcnews.al

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit