12.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

S’ka Zajednicë, as asi e as kësi. Zajednica është çmontuar: Fjalë të paharrueshme të Kurtit dhe Konjufcës dikur (Video)  

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se plani franko-gjerman është i pranueshëm për Kosovën, pasi nuk ka Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe në të. Por, ai e pranon se në atë plan Kosova e merr një obligimi për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme. Dhe meqë këtë Asociacion e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese, sipas tij, duhet të gjendet një formë e re e Asociacionit.

“Eh pikërisht atëherë, kryeministri Kurti para tre muajsh ka thënë që është bazë e mirë që të vazhdohet më tutje. Nuk e di përse i gjithë ky pluhur kur kryeministri ka thënë se ky plan është i pranueshëm për Kosovën, për arsye se aty nuk përmendet kurrfarë Asociacioni”, tha Konjufca.

Mirëpo, dikur Konjufca mohonte kategorikisht themelimin e të ashtuquajturës “Zajednicë”.

“Unë mendoj që jo; nuk do të bëhet. Kosovës nuk i duhet kurrëfarë Asociacioni – As kësi e as asi – sepse, nëse është Bashkim i Komunave Serbe në çfarëdo mënyre, unë mendoj që nuk duhet të ndodhë kurrë, kështu besoj që edhe do të jetë”, deklaronte ai.

Ndërkohë, ja disa nga fjalitë e famshme të dyshes Kurti – Konjufca, kundër Zajednicës, ndër vite:

Kurti, 2015: Kjo qeveri po ia jep çerekun e shtetit tonë Serbisë, përmes Zajednicës që na bosnjëzon. Albin Kurti 28 nëntor 2015.

Në vend se pas shpalljes së pavarësisë, të kemi bashkim me Shqipërinë, kemi bashkim të komunave me shumicë serbe, përmes Serbisë, brenda Kosovës e kundër Kosovës.

Nuk mund ta mbrojë pavarësinë e Kosovën ata që këtë pavarësi e shohin si pavarësi nga Shqipëria.

Zajednica e Serbisë është dëshmi për këtë, por opozita e bashkuar është garanci që kurrë nuk do ta lejojë këtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit