16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Dasmë në shtator? Luizi dhe Kiara bëjnë planet për martesë

- Advertisement -

Pas puthjes në buzë dhe “dasmës” së improvizuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Luizi dhe Kiara kanë diskutuar shpesh për jetën që i pret jashtë dhe planet e së ardhmes, duke nisur nga bashkëjetesa e deri të fëmijët.

Teksa qëndronin në oborr Luizi, Kiara, Armaldo dhe Valbona, kjo e fundit ka ngacmuar ciftin duke thënë se “këtë vit do të kemi dasmën e Luizit”. Këngëtari reagoi menjëherë duke thënë se nuk beson se do ta bëjnë dasmën këtë verë. Në vijim ai shtoi se nuk do të bëjnë fejesë, por direkt martesë.

E teksa biseda vazhdoi se cila është periudha ideale për të bërë dasmën, Kiara ndërhyri dhe tha se e do në shtator.

Në shtatorin e kujt vitit? Këtë gjë cifti nuk e specifikoi, kështu që nuk është cudi nëse shtatorin e këtij vitit do të shohim Kiarën me fustanin e nusërisë dhe Luizin me kostumin e dhëndrrit, në një dasmë të vërtetë këtë herë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit