Ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.
Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë, 1:1, me ç’rast ndeshje shkon në vazhdimet e 30 minutave.
Alvaro Morata kaloi Atletico Madridin në epërsi në minutën e 19-të, pasi finalizoi një aksion të jashtëzakonshëm.
Më pas, ndeshja ishte e qetë sa i përket golave dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të mysafirëve.
Një magji e Rodrygos në minutën e 79-të bëri që shifrat të barazoheshin.
Braziliani dribloi pothuajse tërë mbrojtjen e Atleticos, për ta mundur në fund edhe portierin Jan Oblak.