S’ka fitues në Ferizaj dhe Podujevë

- Advertisement -

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizaj dhe Malisheva kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, në sfidën e luajtur të dielën pasdite.

Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka dhuruar një ndeshje interesante, me raste nga të dy skuadrat dhe dy gola të shënuara.

Nikoqirët të parët kaluan në epërsi përmes Ruben Richards (38’), derisa një pikë malishevasve të cilët shumicën e lojës luajtën më një lojtar më pak pas përjashtimit të Robert Mathieu Ndjigi, ua siguroi Assane Diattas (63’).

Ferizaj  mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 35 pikë, pesë më pak se Llapi që ndodhet në pozitën e barazhit, derisa Malisheva është e treta me 53 pikë

Ndërkohë, pa fitues është mbyllur përballja mes Llapit dhe Dukagjinit, me dy skuadrat që ndanë pikët pas barazimit 0-0, ndeshje e luajtur në ‘Zahir Pajaziti’.

Në një ndeshje me ritëm dhe raste nga të dyja anët, asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë golin e shumëkërkuar, pavarësisht tentimeve të shumta gjatë 90 minutave.

Për vendasit, rastet më të mira u krijuan nga Ramadani, Aliu dhe Hasani, por konkretizimi mungoi në momentet vendimtare.

Edhe mysafirët patën mundësitë e tyre përmes Isufit, Pefqelit dhe Mërlakut, megjithatë portieri Coric u tregua vendimtar duke mbajtur portën të paprekur.

Pas këtij barazimi, Llapi mbetet në pozitën e tetë me 40 pikë, duke vazhduar betejën për mbijetesë, ndërsa Dukagjini renditet i shtati me 42 pikë të grumbulluara.

Të ngjashme

Të fundit