Sirena e Selling Sunset, Emma Hernan ka festuar ditëlindjen e 31-të në bikine të bardha në Meksikë, derisa ka qenë e shoqëruar me kolegen e saj Chrishell Stause që po ashtu është dukur bukur
Ylli i “Selling Sunset”, Emma Hernan ka mbushur 31 vjet
Bukuroshja bionde ka festuar në stil në resortin afër plazhit të Cabos në San Lucas të Meksikës, bashkë me kolegen e saj, 40 vjeçaren Chrishell Stause.
Dy zonjat kanë pozuar me bikine të bardha afër një pishine.
Shoqet e ngushta janë në jug të kufirit amerikan për një javë derisa janë parë duke marrë diell dhe duke u shëtitur në rërën e plazhit.