Sindikata e Punëtorëve të “Trafikut Urban” thërret protestë më 1 maj

- Advertisement -

Sindikata e Punëtorëve të “Trafikut Urban” ka thirrur protestë paqësore më 1 maj nga ora 12:00 deri në orën 14:00.

Kjo protestë sipas ftesës së dërguar nga  përfaqësuesi i sindikatës, Shaip Selmani ka për qëllim shprehjen e shqetësimeve për kushtet e punës.

“Qëllimi i kësaj proteste është ngritja e shqetësimeve dhe kërkesave të punëtorëve lidhur me kushtet e punës, përmirësimin e mirëqenies së tyre dhe respektimin e të drejtave të garantuara. Ftojmë të gjithë punëtorët e N.P.K. “Trafiku Urban” Sh.A. që t’i bashkohen kësaj proteste në mënyrë paqësore dhe të organizuar, duke kontribuar në një zë të përbashkët për drejtësi dhe dinjitet në punë”, thuhet nga sindikata.

Të ngjashme

Të fundit