9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Sindikata e punëtorëve të KEK-ut paralajmëron protestë të hënën

- Advertisement -

Shoqata Sindikale Siguria Fizike “KEK” ka bërë të ditur se nesër do të zhvillojnë një protestë të rëndësishme para zyrave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Në njoftimin e dërguar thuhet se kërkesa e tyre është e qartë dhe e drejtë: “Të sigurojmë KEK-un dhe të kthehemi në shtëpinë tonë”.

“Stop tenderimit të këtij departamenti. Në këtë ngjarje, do të dëshirojmë të ndani zërin e punonjësve të Sigurisë Fizike të KEK-ut dhe të bëjmë të ditur për situatën e tyre aktuale. Për të marrë përgjigje nga zyrtarët e KEK dhe për të bërë të ditur nevojën e ndryshimit, është e rëndësishme që media të përcjellë këtë protestë”, thuhet në njoftim.

“Ju jeni të ftuar të keni një prezencë të gjallë në vendngjarje dhe të intervistoni përfaqësuesit e shoqatës sonë. Ju faleminderit për përkushtimin tuaj ndaj lëvizjes sonë për drejtësi dhe siguri në punë”, thuhet në njoftim./eo/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit