Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për siç thonë lidhur me rastet e fundit që po qarkullojnë në media dhe përhapjen e informacioneve të pasakta që synojnë të njollosin reputacionin e Policisë së Kosovës dhe të anëtarëve të saj.
Në reagimin e Sindikatës thuhet se Policia e Kosovës është e përkushtuar për mbrojtjen e ligjit, rendit dhe territorit të Republikës së Kosovës, dhe veprimet saj janë gjithmonë në përputhje me standardet më të larta të profesionalizmit dhe etikës.
“Akuzat e pabaza dhe keqinterpretimet në lidhje me veprimet e Policisë dëmtojnë rëndë imazhin e Policisë së Kosovës dhe minojnë besimin e qytetarëve në institucionet e rendit.
Sindikata e Policisë së Kosovës është e vendosur të ofrojë mbështetje juridike për të gjithë anëtarët e saj që janë prekur nga këto akuza të padrejta. Do të sigurojmë që të drejtat e çdo polici të mbrohen dhe që çdo sulm ndaj reputacionit të tyre të trajtohet me seriozitetin e duhur.
I bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe individëve që të qasen me përgjegjësi ndaj informacionit dhe të sigurojnë që çdo raportim të jetë i saktë dhe i verifikuar. Të shprehësh mendime dhe kritika është e rëndësishme, por ato duhet të bazohen në fakte dhe. prova të qëndrueshme”, thuhet në reagim