Sinan Vllasaliu lajmërohet nga spitali, e humb dasmën e Dua Lipës

- Advertisement -

Pas aksidentit me motor që e dërgoi në spital dhe ndërhyrjes kirurgjikale, ka reaguar vajza e këngëtarit të njohur Sinan Vllasaliu, Edona Vllasaliu Kurteshi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, e të cilin e ka shpërndarë vet SInani, ajo ka falënderuar stafin mjekësor të Emergjencës së Gjilanit, Emergjencës së Prishtinës dhe Royal Hospital në Prishtinë për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar ndaj babait të saj pas aksidentit.

Edona bëri të ditur se Sinan Vllasaliu iu nënshtrua një operacioni, ndërsa tani ndodhet në gjendje stabile dhe po vazhdon rikuperimin.

“Me zemër plot mirënjohje, dua të shpreh falënderimin tim më të sinqertë për gjithë stafin mjekësor që u kujdesën me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm për babin tim pas një aksidenti të rëndë që përfundoi me operacion”, ka shkruar ajo.

Ajo zbuloi gjithashtu se këngëtari ishte i ftuar të performonte në dasmën e yllit botëror Dua Lipa, por aksidenti ia pamundësoi pjesëmarrjen.

“Babi im, i cili me shumë dashuri për muzikën ishte i ftuar të këndonte edhe në dasmën e Dua Lipës, fatkeqësisht nuk mundi të ishte prezent për shkak të këtij aksidenti. Megjithatë, sot mbi të gjitha jemi mirënjohës që ai është në duar të sigurta dhe po rikuperohet”, ka shkruar Edona.

Në fund, ajo shprehu mirënjohje për të gjithë mjekët, infermierët dhe stafin shëndetësor që u kujdesën për babain e saj në këto momente të vështira.

 

Të ngjashme

Të fundit