Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar të gjitha votat e kandidatëve për deputetë në komunën e Rahovecit.
Hoti ka dalë i pari më i votuari nga radhët e LDK-së, ku pas tij gjendet bartësja e listës së këtij subjekti politik, Vjosa Osmani.
Hoti ka marrë gjithsej 1,821 vota, duke u renditur kështu i pari më i votuari në LDK.
Ndërkaq pas tij vjen Vjosa Osmani me 1,720 vota.
Sidoqoftë, LDK-ja përformoi dobët në këtë komunë, duke u radhitur si partia e katërt e votuar me 16,35%. Para saj dolën AAK me 18.20% të votave, PDK me 18.39% dhe LVV-ja e para me 43.27%.







