Pas një pune intensive dhe koordinimi me administratën, sot kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Stabilizimi i rrëshqitjes në rrugën R104 Klinë–Gurrakoc, km 1+200”, një investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në vlerë prej 373,614.26 euro.
Ky projekt do të mundësojë sanimin e rrëshqitjes së dheut, stabilizimin e terrenit dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit për të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë këtë segment rrugor.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që rrisin sigurinë, mbrojnë infrastrukturën rrugore dhe përmirësojnë cilësinë e rrjetit rrugor në të gjithë vendin.






