6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Si rrallëherë, njerëzit kanë komente pozitive për Kylie Jenner, por pse?

- Advertisement -

Kylie Jenner ka postuar në Instagram me një foto ku shfaqet natyrale, pa make up dhe me buzë që duken më pak të plota se fotot që kanë qarkulluar kohët e fundit nëpër daljet e saj publike apo në rrjetet sociale.

Në foto, duket Jenner e ulur në gjunjë pranë të birit Aire, me flokët e kapura topuz dhe pa tualet, ndërsa sipas “Daily Mail”, ajo shfaqet me buzë më të holla dhe me disa njolla në fytyrë. Kjo është një pamje larg asaj të Kylie-s që jemi mësuar ta shohim zakonisht, e cila është mjaft e kuruar dhe është kritikuar shpesh sepse vendos standarde aspak të vërteta për pamjen e grave.

Si rrallëherë, njerëzit kanë komente pozitive për Kylie

FOTO: Instagram.com/kyliejenner

Kjo pamje u ka pëlqyer ndjekësve të saj, që duan ta shohin më shpesh pa grim dhe sa më pranë natyrales sipërmarrësen e njohur.

“Më pëlqen Kylie me fytyrë të freskët! Ajo shkëlqen më shumë kur nuk ka grim,” thotë një ndjekës; “Ti dukesh jashtëzakonisht e bukur në këtë foto, pa buzë të fryra dhe pa make up,” shton një tjetër; “Diçka ka ndodhur në fytyrën e saj, një ndryshim i dukshëm që e bën të duket edhe më mirë,” thekson një tjetër admiruese e Jenner.

Gjatë muajve të fundit, njerëzit kanë qenë të vëmendshëm ndaj kësaj qasjeje të ndryshuar të Kylie-t dhe sipas tyre, në efektin natyral të saj ka ndikim i dashuri, aktori Timothée Chalamet. “Vala” e komenteve e ka prekur jo pak herë Kylie Jenner, e cila në një episod të reality show-t “The Kardashians”, ajo shpërtheu në lot për të gjithë komentet negative që qarkullonin në internet për pamjen e saj të jashtme dhe ndryshimet e supozuara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit