“Ishalla i gjejmë Bebes një burrë”, këngëtarja flet shqip me kushëririn e saj 8-vjeç

- Advertisement -

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit një moment të këndshëm familjar, teksa shihet duke biseduar në gjuhën shqipe me kushëririn e saj tetëvjeçar.

Në një video të publikuar në InstaStory, Rexha dëgjohet duke e pyetur të voglin për një fjali që ai kishte thënë më herët, duke shkaktuar të qeshura mes tyre.

“Qysh ke thënë, ‘ishalla do t’i gjejmë Bebes një burrë’? Pse? Se jam e vjetër pak a?”, dëgjohet duke i thënë këngëtarja kushëririt të saj.

Më pas, ajo e pyet se sa vjeç është. Kur i vogli përgjigjet se është tetë vjeç, Rexha i thotë në shqip: “Sa i mençur”.

Video: KËTU

Të ngjashme

Të fundit