15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Si i keni punët me Amerikën? Kurti: Vëmendjen e ka në Ukrainë, po kërkoj vëmendje dhe nga Kosova

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me SHBA-na ndajmë vlera dhe qëllime të përbashkëta, ndërsa ka shtuar se për momentin vëmendjen e amerikanëve e ka Ukraina.

Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës ka kërkuar që “një pjesë e vëmendjes” të ndahet për Kosovën pasi që nuk ka javë që Republika nuk përmendet nga Kremlini.

Ai shton se me anëtarësimin e Kosovës në NATO, aleanca do të “mbronte edhe veten”

“Unë besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin mirë Kosovën dhe kombin shqiptar dhe e kuptojnë që nuk mund të kenë asnjë komb dhe shtet tjetër sikurse neve sa i përket vlerave të përbashkëta që ndajmë dhe qëllimeve të përbashkëta që i kemi. Por në këtë situatë kur e gjithë vëmendja është e orientuar në Ukrainë, është detyrë e imja si kryeministër i Republikës së Kosovës që të vë theksin se një pjesë e kësaj vëmendjeje duhet të shtohet në Ballkan, pikërisht në Kosovë, meqenëse nuk ka javë që nuk na përmendin krerët në Kremlin, të cilët e shohin Kosovën si një shans për ta sulmuar edhe NATO-n. Pra nuk e mbron vetëm NATO-ja Kosovën, e mbron edhe Kosova NATO-n, sepse e mbron rrëfimin për ndërhyrjen e suksesshme të NATO-s në Ballkan”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit