Kryeministri i Kosovë Albin Kurti i cili po përzihet në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut dje e “djegu” biletën për në kryeqytetin gjerman, ku pritej të merrte pjesë në një tubim me mërgatën atje në përkrahje të opozitës maqedonse, shkruan Periskopi.
Çka ndodhi dje që dështoi pjesëmarrja e Kurtit krah Taravarit?
Pas shumë njoftimeve për pjesëmarrjen e Kurtit në tubim me mërgatën në Berlin ishte Bekim Qoku, Këshilltar i Jashtëm Politik i Kryeministrit Albin Kurti për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe kandidat për deputet që publikoi “posterin” e opozitës në Maqedoninë e Veriut për tubimin. Por, ajo çfarë ra në sy është që për dallim nga postimi i kaluar, këtë herë nga njoftimi ishte larguar kryeministri i Kosovës.
Mungesën e Kurtit atje e ka adresuar njëri nga partnerët e koalicionit opozitar Bilall Kasami.
Ai ka thënë se shkuarja e Albin Kurtit u pamundësua, por jo edhe e Albulena Haxhiut. Kasami ka hedhur akuza në adresë të oponentëve duke aluduar se udhëtimi i Kurtit u anulua me një telefonatë nga “miqtë e tyre që gjenden në Beograd”.
.
“Edhe sot kur në Maqedoni duhet të ndodhë ndryshimi, ndodhi nje telefonatë e tillë, dhe fatkeqësisht për zhvillimet që ndodhin, manovrat më të mëdha që po i bën Serbia në kufi me Kosovën, ia pamundësuan Albinit të Vetëvendosjes që të jetë këtu por nuk ia pamundësuan Albulenës së Vetëvendosjes”, tha Kasami.