Shtyhet certifikimi i rezultateve: 103-shi dhe 109-shi i PDK-së ankohen në PZAP për rezultatet e KQZ-së

- Advertisement -

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit pritet të shtyhet për disa ditë.

Kjo pasi dy kandidat për deputetë të PDK-së do të paraqesin ankesë ndaj rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu kanë paralajmëruar konferencë për media sot, pasi të dorëzojnë ankesa e tyre në PZAP.

Kandidati Qëndrim Kryeziu është shprehur i bindur se ka të drjetë në ankesën e tij.

Sot, në 11:00 në PZAP përsëri paraqes ankesën për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Jam i bindur se kishte hajni në zgjedhje. Rezultati përfundimtar nuk e pasqyron vullnetin real të votuesve. Ky është cenim i demokracisë. Do të angazhohem deri në fund për mbrojtjen e saj”, ka shkruar Kryezi në profilin e tij në Facebook.

Ata pritet të kërkojnë rinumërim të plotë ët votave të PDK-së.

Një gjë të tillë e kishin bërë edhe pas numërimit, por ankesat e tyre ishin refuzuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme.

Dy të ditë me parë, Gjykata Supreme e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për deputet të PDK-së, Qëndrim Kryeziu.

Në arsyetimin e aktgjykimit është thënë se vendimi i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa ka qenë i drejtë.

Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e pabazuar”, është thënë në aktgjykimin e Supremes.

Duke pasur parasysh afatet që marrin shqyrtimin e ankesave të kandidatëve nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme, certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit mund të shtyhet deri javën e ardhshme.

Të ngjashme

Të fundit