Shtrenjtohen nafta dhe benzina – MINT publikon çmimet e reja tavan për dy ditët e ardhshme

- Advertisement -

Sipas vendimit të ri, nafta (dizeli) është shtrenjtuar për 1 cent, duke arritur në 1.64 euro për litër, nga 1.63 euro sa ishte një ditë më parë.

Edhe benzina ka shënuar rritje prej 1 centi, duke u rritur në 1.46 euro për litër, krahasuar me çmimin e djeshëm prej 1.45 euro.

Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit mbetet i pandryshuar në 0.60 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë gjatë së dielës dhe të hënës.

 

Të ngjashme

Të fundit