Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me bllokimin e mërgimtarëve kosovarë në kufirin me Kroacinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koci ka kërkuar angazhim të drejtpërdrejtë nga institucionet e Kosovës.
Koci ka shkruar se ministri i Punëve të Jashtme, ose të paktën zëvendësministri si dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, duhet të jenë pranë bashkatdhetarëve deri në zhbllokimin e situatës.
“Kroacia është shtet mik dhe, kur e sheh që vetë ministri apo së paku zëvendësministri po interesohet për qytetarët e vet, besoj se bën çmos që lirimin e kufirit”, ka shkruar Koci.
Postimi i plotë:





