17.5 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Shtrenjtimi i rrymës, Mustafa: Fajtorë, Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë

- Advertisement -

Ekonomisti Bashkim Mustafa ka thënë se vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës do ta vështirësoj gjendjen ekonomike dhe sociale të vendit.

Sipas Mustafës, fajtori kryesor për një vendim të tillë është Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë për keqmenaxhimin, pasi që sipas rij i ka ndalur të gjitha investimet e planifikuara në KEK.

“Vendimi i ZRrE-së do të vështirësoj gjendjen ekonomike dhe sociale të vendit, por fatkeqësia e dytë edhe më e madhe që mund të jetë është dalja në  treg të hapur te bizneset të vilat janë bërë për të një paralajmërim të duhur, bizneset nuk janë të gatshëm të dalin në tregun e hapur dhe sit ë tilla do të devijojnë dhe do ngriten kostot operative e gjithë kjo vjen si rezultat i dështimeve të njëpasnjëshme në menaxhimin e sektorit të energjisë nga Ministria e Ekonomisë nga Bordi dhe Menaxhmenti i Koroporatës energjetike të Kosovës.  Fajtori kryesor është Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Ekonomisë për keqmenaxhim, për shkak se i ka ndalur të gjitha investimet e planifikuara në KEK”, ka deklaruar Mustafa në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Ndërkohë, sot është mbajtur protesta kundër shtrenjtimit të rrymës nga iniciativa “Asnjë cent më shumë” që është mbajtur sot në Prishtinë.

Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji ka vendosur edhe pse pati kundërshtime nga qytetarët për mos shtrenjtimin e rrymës, ajo mori vendim të shtrenjtojë për rreth 16% rrymën.

Ky njoftim erdhi pasi Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i miratoi kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale.

Të ngjashme

Të fundit