Shtohet interesimi për Zhegrovën

- Advertisement -

Përkundër që e ardhmja e tij te skuadra e Juventusit është ende e paqartë, interesimi për Edon Zhegrovën po rritet gjithnjë e më shumë.

Pas Evertonit e Beshiktashit, së fundmi në garë për shërbimet e Zhegrovës është futur është një skuadër tjetër.

Bëhet fjalë për Monacon, ekipin e njohur nga Franca që ka shprehur interesim për transferimin e Zhegrovës në afatin kalimtar të verës.

27-vjeçari ka pasur një sezon të vështirë te Juventusi, të cilit iu bashkua verën e shkuar nga Lille për 20 milionë euro.

Deri më tani, Zhegrova ka vetëm një ndeshje si startues kurse në total ka regjistruar 22 paraqitje për skuadrën italiane.

Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030 dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Torino edhe sezonin e ardhshëm, por në fund do të vendos trajneri Luciano Spalletti për të ardhmen e tij.

Të ngjashme

Të fundit