18.5 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Shtohen forcat e policisë në shesh para fillimit të protestës kundër Qeverisë

- Advertisement -

Kanë mbetur edhe disa minuta nga fillimi i protestës së organizuar nga Partia Social Demokrate – PSD, në Prishtinë.

Pak para protestës që është paralajmëruar të fillojë në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë janë shtuar forcat policore.

Gjithashtu ka filluar grumbullimi i qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga PSD në krye me kryetarin e saj, Dardan Molliqaj.

Vetë Molliqaj, dje ka folur për lajmi.net edhe për protestën e organizuar kundër marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, themelimit të Asociacionit dhe i njëjti ka thënë se në këtë protestë do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit