Shoqata e Trajnerëve të Futbollit e Republikës së Kosovës (SHTFRK), në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), organizon seminar njëditor për trajnerët e futbollit, me synim avancimin e njohurive profesionale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e taktikës dhe zhvillimit të lojës.
Tema e seminarit do të jetë “Taktika –faza e mbrojtjes”, ndërsa ligjërues do të jetë eksperti i futbollit, prof. Astrit Maçi, me asistent Sylejman Mema.
Seminari do të mbahet më 26 tetor 2026, në selinë e FFK-së, në Prishtinë dhe do të zhvillohet në dy pjesë:
- Pjesa teorike: 10:00–12:00
- Pauza: 12:00–13:00
- Pjesa praktike: 13:00–15:00
Pjesëmarrja në seminar u dedikohet trajnerëve të angazhuar në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe Raiffeisen Ligën e Parë, ndërsa edhe trajnerët e ligave të tjera janë të inkurajuar të marrin pjesë, me qëllim të avancimit të mëtejmë profesional.
SHTFRK u bën thirrje të gjithë trajnerëve të interesuar që ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre përmes adresës elektronike: [email protected].






