Shtëpia e Bardhë: Vance nuk do të udhëtojë për në Pakistan

- Advertisement -

Pasi presidenti amerikan, Donald Trump tha se ShBA-të po presin një propozim të unifikuar nga Irani, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka dhënë një përditësim mbi vizitën e JD Vance në Pakistan.

Zyrtari tha se zëvendëspresidenti i ShBA-së nuk do të udhëtojë për në Islamabad sot, raporton Sky News.

“Çdo përditësim i mëtejshëm mbi takimet ballë për ballë do të njoftohet nga Shtëpia e Bardhë”, shtoi zyrtari.

Gjatë ditës kishte pasur raportime se Vance do të shkonte në Islamabad për një raund të dytë bisedimesh me Iranin.

Të ngjashme

Të fundit