7.4 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

- Advertisement -

Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Ajo tha se tani për amerikanët prioritet janë negociatat për paqe në Ukrainë.

Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt me homologun amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ne nuk do të vazhdojmë më të shkruajmë çeke të bardhë për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe reale dhe të qëndrueshme”, tha Leavitt.

“Është e shkëlqyer që kamerat ishin duke regjistruar, sepse populli amerikan dhe i gjithë bota panë se me çfarë po përballet presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, shtoi ajo.

Më herët, The Washington Post raportoi se administrata Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndalimit të dërgesave të ndihmave ushtarake në vazhdim për Ukrainën, që vlerësohen në miliarda dollarë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit