Raportohet se është arrestuar Gëzim Berisha, drejtor i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi gruan se do t’i ndodhë e njëjta sikur Arlinda Zekajt

- Advertisement -

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se Berisha ka kërcënuar bashkëshorten se do t’i ndodhë e njëjta sikurse Arlinda Zekajt.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në polici e prokurori për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Arlinda Zekaj u vra me sëpatë më 25 tetor nga i dyshuari ish-kunati i saj Albert Sylaj, pasi kishte raportuar ish-bashkëshortin Jeton Sylaj për dhunë në familje.

Të ngjashme

Të fundit