Kurti për Koalicionin Shqiptar: Arriti rezultatin më të lartë që nga viti 2000

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rezultatin e Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku u siguruan 27.670 vota dhe dy mandate në Kuvend.

Në mbledhjen e 64-t të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti tha se ky është rezultati më i mirë i shqiptarëve në Serbi që nga viti 2000, duke e cilësuar bashkimin e subjekteve politike shqiptare si faktor kyç të suksesit.

Ai foli edhe për ndryshimet në skenën politike serbe, duke theksuar se koalicioni i Aleksandar Vuçiqit humbi shumicën parlamentare, ndërsa lista e Ivica Daçiqit nuk arriti të sigurojë ulëse në Kuvend.

Kurti shprehu shpresën që ndryshimet politike në Serbi të ndikojnë pozitivisht edhe në raportet e Beogradit me Kosovën dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Të ngjashme

Të fundit