Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për ambasador në Kosovë, emri i shkon në Senat për konfirmim

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka propozuar Mikhail Bogachek, nga Florida, për pozitën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të SHBA-së në Republikën e Kosovës.

Emri i Bogachek është përfshirë në listën e nominimeve presidenciale të dërguara në Senatin amerikan, ku kërkohet shqyrtimi dhe miratimi i kandidaturave për pozita të ndryshme në administratën amerikane dhe përfaqësitë diplomatike.

Sipas procedurës në SHBA, nominimi duhet të kalojë nëpër shqyrtimin dhe konfirmimin e Senatit përpara se kandidati të marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit.

Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, në kuadër të dokumentit për nominimet dhe tërheqjet e kandidaturave të dërguara në Senat më 9 nëntor 2026.

“Mikhail Bogachek, nga Florida, të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Kosova ka gati dy vjet pa ambasador të emëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori i fundit amerikan në Kosovë ishte Jeff Hovenier, i cili e përfundoi misionin diplomatik në dhjetor të vitit 2024.

Deri në këtë kohë Ambasada Amerikane në Prishtinë është udhëhequr nga të ngarkuar me punë.

Të ngjashme

Të fundit