Përfundon Liga e Shkollave, këto janë tri shkollat fituese në tri kategoritë

- Advertisement -

Është përmbyllur edicioni i sivjetëm i Ligës së Shkollave, me zhvillimin e tri finaleve, të cilat u karakterizuan nga emocione të shumta dhe interesim i madh i tifozëve dhe përkrahësve të sportit shkollor.

Në një atmosferë festive, nxënësit patën mundësinë të shfaqin aftësitë e tyre sportive dhe të garojnë për trofeun e më të mirit në kategoritë përkatëse.

Në kategorinë e vajzave të shkollave fillore, triumfoi shkolla “Meto Bajraktari”, ndërsa te djemtë e shkollave fillore fituese doli “Dardania”.

Ndërkohë, në kategorinë e shkollave të mesme, trofeun e kampionit e fitoi shkolla “Xhevdet Doda”, duke kompletuar kështu listën e fituesve të këtij edicioni.

Në përfundim të garave, fituesit dhe finalistët u shpërblyen me medalje dhe kupa, në një ceremoni që shënoi edhe mbylljen e këtij edicioni të Ligës së Shkollave.

Përmes këtyre garave synohet promovimi i sportit në mesin e të rinjve, nxitja e aktivitetit fizik dhe krijimi i mundësive që nxënësit të zhvillojnë talentin e tyre sportiv.

NJOFTIMI I PLOTË NGA FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS:

“Përfundon Liga e Shkollave!

Tri finale, emocione të shumta dhe tribuna të mbushura me tifozë e përkrahës të sportit shkollor!

Në kategorinë e vajzave të shkollave fillore, triumfoi Meto Bajraktari.

Në kategorinë e djemve të shkollave fillore, fitues doli Dardania.

Ndërsa në kategorinë e shkollave të mesme, trofeun e fituesit e ngriti Xhevdet Doda.

Në fund, fituesit dhe finalistët u shpërblyen me medalje dhe kupa, duke kurorëzuar një edicion të bukur të garave shkollore.

Urime fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve!”.

Të ngjashme

Të fundit