3.5 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Shqiptarja e veshur me xhubletë, diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA

- Advertisement -

Mary Camaj në ditën e saj të diplomimit ka veshur xhubletën, duke marrë kështu pjesë në ceremoninë e diplomimit të saj në një prej universiteteve më prestigjioeze të SHBA-së.

Vlen të theksohet se Mary Camaj ka përfunduar BA për Studime Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike, po ashtu edhe MA Shkenca Politike në Columbia University.

“Sot u diplomova në Universitetin e Kolumbias me një diplomë master në Shkenca Politike. Gjatë vitit të fundit kam prodhuar punë që fokusohet në mënyrë eksplicite në popullsinë autoktone shqiptare të Ballkanit, me synimin për të futur perspektivën shqiptare në ligjërimin akademik dhe për të rifituar narrativën mbi rajonin. Jam shumë mirënjohëse dhe krenare që kam qenë në gjendje të përdor gjuhën shqipe në studimet e mia dhe të jap prioritet punën e autorëve shqiptarë në kërkimin tim. Ndërkohë që kam lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara, në radhë të parë jam një femër shqiptare dhe identiteti im do të jetë gjithmonë thelbi i asaj që bëj”, është shprehur ajo. /Albinfo.ch

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit