16 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Shqetësim i vogël te Kosova, dy yjet e kombëtares stërviten të ndarë nga grupi

- Advertisement -

Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, me Amir Rrahmanin dhe Valon Berishën që stërvitën të diferencuar.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka vijuar përgatitjet individuale për shkak të një lëndimi të pësuar të dielën para grumbullimit të ekipit me skuadrën e Napolit.

Ai ka kryer një pjesë të stërvitjes me grupin, por më pas ka stërvitur i diferencuar.

Edhe mesfushori Valon Berisha, i cili ka ndier një shqetësim të vogël është stërvitur i diferencuar.

Por Berisha sipas gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për stërvitjen tjetër.

Pjesa tjetër e skuadrës ka stërvitur e bashkuar, në aspektin taktik.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit